Shporta
Shporta e Zbrazët
Kush Jemi Ne?
Me një histori afarizmi prej tre brezave, No
End Shoes është një prej kompanive më të besueshme vendore në tregun e çantave
dhe këpucëve. Në vitin 1967, gjyshi i pronarëve të tanishëm hap dyqanin e parë
të këpucëve në qendrën e kryeqytetit, në Prishtinë. Njëkohësisht, punën e tij
fisnike ai e vazhdon me prodhimet nga punëtoria e tij, që tashmë gjendet brenda
dyqanit.
Me rritjen e interesimit në prodhimtari, në vitin
1991, kjo punëtori fillon të merret me prodhim dhe shitje me shumicë , duke
eksportuar këpucët në vendet e rajonit. Ajo që filloi si një punëtori
modeste këpucësh, sot vazhdon si një ndërmarrje e respektueshme tregtare me
emrin No End Shoes.
Me sfidat e mëdha të luftës ‘98-‘99, si çdo
biznes tjetër në Kosovë, ndërmarrja pati mjaft ngecje. Puna u sistemua nga
fillimi, ku rëndësi enorme i’u dha cilësisë dhe besueshmërisë në treg.
Qëllimi jonë kryesor ishte që të bëhemi marka e
parë që vije në mendje kur mendohet besueshmëria. Për këtë,
u siguruam që të krijojmë vlerë me cilësinë e lartë të artikujve
dhe çmimet më të volitshme në Kosovë. Që nga atëherë, No End Shoes bashkëpunon
me brende që përdorin lëkurën më të pastër për produktet e tyre dhe kanë renome botërore sa i përket
cilësisë.
Bashkëpunimi me marka të shumta bën që No End
Shoes të ketë gjithnjë dizajne shumëngjyrëshe në stok dhe koleksione atraktive
për çdo sezonë. Me një qëndrim inovativ tregtar, ne mbështesim edhe modën e
shpejtë, gjë që siguron koleksione të reja gjatë gjithë kohës.
Çka ka më së shumti rëndësi
është se ne jemi këtu për adhuruesin e këpucëve. Ne i bëjmë trendet botërore
shumë arritshme për klientët tanë, duke plotësuar veshjen tuaj çdo herë. Si
biznes familjar, ne punojmë tërë kohën që të jemi pranë jush, qoftë me artikuj
të shkëlqyer, qoftë me shërbim fantastik ndaj klientëve.